BOTA, 2 Maj 2022, 12:31

“Elementë nazistë në qeverinë e Zelenskyt, Hitleri ka gjak hebre”, Izraeli kritikon deklaratën e Lavrovit: Skandaloze

“Elementë nazistë në qeverinë e Zelenskyt, Hitleri ka

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Segei Lavrov ka marrë kritika të forta, pas deklaratës se lideri nazist Adolf Hitler kishte “gjak hebre” dhe se nuk mohon faktin se në qeverinë e Zelesnkyt ka elementë nazistë.

Në një intervistë për televizionin italian, Lavrov tha se populli ukrainas mund të ketë ende gjurmë naziste duke thënë se një pjesë e tyre, përfshirë presidentin e vendit, Volodymyr Zelenbsky janë hebrenj.

Pas komenteve, ministri i jashtëm izraelit Yair Lapid e quajti deklaratën e Lavrov “të pafalshme dhe skandaloze dhe një gabim historik të tmerrshëm”.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm”, tha ministri i jashtëm izraelit.

Ndër të tjera Lapid tha se ambasadori rus do të thirret për “një bisedë të ashpër” lidhur me komentet. Ndërkohë, grupi i memorialit të Holokaustit të Izraelit, Yad Vashem, i quajti komentet e Lavrov “absurde, të rrezikshme dhe të dënueshme.