BOTA, 1 Maj 2022, 23:37

Lavrov: Mediat po keqinterpretojnë kërcënimet e Rusisë për luftë bërthamore

Lavrov: Mediat po keqinterpretojnë kërcënimet e Rusisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë për televizionin italian “Rete4”, foli për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë.

Lavrov tha se, kjo është e pavërtetë, ndërsa hodhi akuza mbi mediat perëndimore.

Sipas tij, Rusia është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje që lufta bërthamore të mos zhvillohet kurrë.

Mediat perëndimore keqinterpretojnë kërcënimet ruse. Rusia nuk i ka ndërprerë kurrë përpjekjet për të arritur marrëveshje që garantojnë se një luftë bërthamore nuk do të zhvillohet kurrë”, tha Lavrov.

Ndëkrohë ministri i jashtëm rus theksoi se nuk ka mercenarë që luftojnë për forcat ruse, edhe pse shpesh në media ëshstë vënë re prania e tyre në fushë-betejë.