BOTA, 19 Gusht 2023, 12:25

Lufta/ Sulm me raketa ruse në Chernihiv, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Lufta/ Sulm me raketa ruse në Chernihiv, raportohet për të vdekur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot disa persona humbën jetën disa të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi me raketa ruse në Chernihiv.

“Raketat ruse goditën pikërisht qendrën e qytetit të Chernihiv. Një e shtunë si të tjerat, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje.

Ka të vdekur, ka të plagosur”, ka shkruar Zelensky në Telegram, ku ka postuar edhe një video të sulmit, pa specifikuar megjithatë numrin e viktimave.