BOTA, 25 Gusht 2023, 15:54

E rëndë në Kaliforni, polici tenton të vrasë me armë gruan e tij, por qëllon për vdekje tre klientë në lokal

E rëndë në Kaliforni, polici tenton të vrasë me

Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar në Kaliforni, ku sipas mediave të huaja, një polic në pension ka tentuar të vrasë me armë gruan e tij në një bar, por ka qëlluar për vdekje 3 klientë të tjerë.

John Snowling kishte udhëtuar nga Ohio për t'u përballur me gruan e tij. Ai tentoi të qëllonte drejt saj por la të vrarë 3 persona dhe plagosi 6 të tjerë. Snowling është neutralizuar nga policia por situata ka dalë sërish jashtë kontrollit.

Forcat policore janë detyruar të qëllojnë me armë drejt tij duke e lënë të vdekur në vend, shkruajnë mediat e huaja.  Disa klientë shtangën të tmerruar dhe disa të tjerë vrapuan.