BOTA, 24 Gusht 2023, 18:27

Mund të ketë urdhëruar vrasjen, Putin i dërgon ‘ngushëllime’ familjes së Prigozhin

Mund të ketë urdhëruar vrasjen, Putin i dërgon

Presidenti Putin ka reaguar për herë të parë lidhur me rrëzimin e avionit që thuhet se vrau kreun e Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.

Ai u dërgon ngushëllimet e tij familjeve të të vdekurve dhe e përshkruan themeluesin e Wagner Group Yevgeny Prigozhin si një biznesmen të talentuar që e njeh që nga vitet 1990.

Putin tha se Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por ekspertiza do të marrë kohë.

Komentet e tij vijnë 24 orë pasi avioni u rrëzua në veri të Moskës.

Disa ekspertë perëndimorë dhe ish-kryeministri rus, besojnë se presidenti Putin mund të ketë urdhëruar vrasjen.