TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka raportuar një tentativë të re atentati ndaj tij. Në një intervistë për CNN, kreu i shtetit deklaroi se është përpjekur të helmohej përmes çokollatave që u shpërndanë gjatë një aktiviteti publik.
Sipas Noboas, analizat kanë treguar praninë e tre substancave kimike në përqendrim të lartë, çka sipas tij “nuk mund të ketë qenë e rastësishme”.
“Prania e tre përbërësve kimikë në përqendrim të lartë nuk mund të ketë qenë e paqëllimshme. Ne kemi ngritur një padi dhe kemi paraqitur prova që tregojnë qartë përqendrimin e këtyre substancave,” – deklaroi presidenti i Ekuadorit për CNN.
Noboa kujtoi gjithashtu edhe sulmin ndaj autokolonës presidenciale dy javë më parë, ku siç tha ai u përdorën raketa të improvizuara, kokteje Molotov dhe gurë.
Autoritetet ekuadoriane ende nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi hetimin, ndërsa incidenti i fundit ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë e kreut të shtetit në një vend të trazuar nga dhuna dhe krimi i organizuar.