BOTA, 11 Mars 2025, 20:48

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mirëpresin propozimin për armëpushim në Ukrainë

Udhëheqësit e Bashkimit Europian mirëpresin propozimin për

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshëndetur lajmin nga Jeddah për bisedimet SHBA-Ukrainë.

"Ky është një zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën," thanë ata.

“Topi është tani në fushën e Rusisë. BE-ja është e gatshme të luajë rolin e saj të plotë, së bashku me partnerët e saj, në negociatat e ardhshme të paqes."

Edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka shprehur mbështetje të plotë për nismën e paqes të iniciuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina, pas njoftimit të përbashkët se Kievi është i gatshëm të pranojë një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Rusinë.

Tusk theksoi se ky hap i rëndësishëm mund të shënojë një moment kyç për paqen në rajon, duke theksuar se Evropa është e gatshme të luajë një rol aktiv për të siguruar një marrëveshje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në një postim të bërë në platformën X, Tusk u shpreh: "Duket sikur amerikanët dhe ukrainasit kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt paqes. Dhe Evropa është e gatshme të ndihmojë në arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme."

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdojnë të mbeten të larta, dhe ndërkombëtarët po kërkojnë mundësi për zgjidhje paqësore.