TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka shkarkuar Kancelarin e Thesarit, Kwasi Kwarteng, të cilin e emëroi vetëm 38 ditë më parë. Ai tashmë është zëvendësuar nga Jeremy Hunt.
Ndryshimet në politikat fiskale pas shpalljes së "mini buxhetit" nga Kancelari, sollën kaos dhe pasiguri në ekonominë britanike dhe një rënie të paundit.
Kryeminsitrja u detyrua gjithashtu të bëjë kthesë për vendimin e saj, për anullimin e rritjes së taksës mbi korporatat. Tashmë kjo taksë do të rritet dhe në buxhet pritet të arkëtohet një shtesë prej 18 miliardë paund.
Truss, e cila u zgjodh në detyrë nga anëtarët e Partisë Konservatore, pas dorëheqjes së Boris Johnson, pranoi se gjatë "mini buxhetit" ishin bërë gabime.
Kryeministrja po përballet me kritika të shumta për shkak të gjendjes ekonomike dhe kthesave të vazhdueshme të qeverisë ndaj politikave që synojnë përballimin e krizës.
Truss dhe ish kancelari Kwarteng, kanë qenë aleatë mjaft të afërt dhe e kanë "ndërtuar" sëbashku planin ekonomik, çka shton pikëpyetjet nëse kryemministrja do të mund ti mbijetojë vendimit të fundit.