TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh para parlamentit izraelit se rikthimi i pengjeve të vrarë mbetet “mision i shenjtë”, ndërsa lexoi emrat e 16 personave që, sipas tij, janë vrarë dhe ende mbahen në Gaza.
Ai theksoi se qeveria po punon intensivisht për këtë qëllim dhe se nuk do të heqë dorë deri në realizimin e tij.
“Ne duhet t’i kthejmë pengjet e vrarë, të gjithë ata që janë vrarë,” tha Netanyahu gjatë fjalimit, duke shtuar se puna për këtë çështje vazhdon pa pushim. Ai tha gjithashtu se ka diskutuar çështjen para se të vinte në seancë, në takime me këshilltarët e tij, referuar emrave si Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.
Netanyahu mohoi gjithashtu lajmet që sugjeronin se marrëveshja e fundit midis palëve mund të ishte arrirë prej një viti. “Në asnjë fazë — as gjashtë muaj më parë, as një vit më parë, as një vit e gjysmë më parë — Hamasi nuk ishte i gatshëm të pranonte propozimin që kemi arritur tani,” deklaroi ai, duke nënvizuar se pajtueshmëria e palës tjetër ishte arritur vetëm së fundmi.
Kreu i qeverisë izraelite përsëriti angazhimin e tij për objektivat ushtarake dhe politike:
“Ne jemi të vendosur të arrijmë… të gjitha objektivat e luftës.” Ai theksoi si një nga synimet kryesore “eliminimin e Hamasit si aktor diplomatik dhe ushtarak”.