TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, ka reaguar pas gjyqit ku ish-presidenti amerikan u shpall fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij.
Përmes një postimi në instagram, Ivanka Trmp publikoi një fotografi nga fëmijëria e saj ku pa pozuar së bashku me të atin dhe shkruan: “Të dua babi”.

Mesazhi i shkurtër ishte komenti i parë publik që Ivanka ka bërë pasi babai i saj u bë ish-presidenti i parë i SHBA-së që u dënua penalisht.
Lidhur me këtë ngjarje kujtojmë se Trump u shpall fajtor për të gjitha akuzat nga një juri në Manhattan. Ai akuzohej për falsifikimin e të dhënave për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores e filmave pornografikë Stormy Daniels, ku kjo e fundit kishte rënë dakort të mbante të fshehtë lidhjen e tyre që dyshohet të kenë pasur përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila thotë se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin.
Juria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.
Ndërsa lexohej vendimi, ai qëndronte me një vështrim të ngrirë , ndërsa nga jashtë sallës së gjyqit dëgjoheshin brohorima nga njerëzit mbledhur si kundërshtarë edhe përkrahës të tij.
“Ky ishte një gjyq i manipuluar”, tha zoti Trump pasi doli nga salla e gjyqit. “Vendimi i vërtetë do të jepet më 5 nëntor nga populli. Ai e di se çfarë ka ndodhur dhe të gjithë e dinë çfarë ndodhi këtu”, u shpreh ai.