TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Donald Trump u shpall fajtor nga Gjykata Federale për të gjitha akuzat në ngarkim të tij.
Vendimi në gjyqin e Donald Trump për paratë që blenë heshtjen u lexuan në sallën e gjyqit pak minuta më parë.
34 akuzat erdhën nga 11 fatura, 12 kupona dhe 11 çeqe që përbëjnë pagesat mujore të pagesave të Trump për Michael Cohen. 130,000 dollarë i janë paguar yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels.
Pagesat janë bërë me qëllim që kjo e fundit të heshtë për lidhjen intime që kishte patur me ish-presidentin amerikan.
Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për krime të enjten pasi një juri në Nju Jorkut e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së një aktoreje të filmave pornografikë, përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidenti demokrat Joe Biden.
Zoti Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritej të apelojë vendimi.