TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati për kryetar bashkie i qytetit të Coyuca de Benitez në Meksikën jugore, Alfredo Cabrera, u qëllua për vdekje gjatë një takimi elektoral, në orët e vona të së mërkurës.
Kështu tha guvernatori i shtetit të Guerrero. Ky është i fundit në një seri sulmesh përpara zgjedhjeve të fundjavës.
Një video e publikuar nga mediat lokale tregon një person që i afrohet Cabrerës dhe e qëllon pas shpine.
Vrasja e kandidatit ndodhi kur Cabrera Barrientos ishte duke përshëndetur ndjekësit e tij të cilët kishin ardhur në mbyllje të fushatës së tij për të kërkuar drejtimin e bashkisë.
Në pamjet shihet se si kandidati u kthen shpinën mbështetësve të tij për të vazhduar rrugëtimin dhe në atë moment shfaqet një person, prej të cilit duket vetëm dora me armë dhe qëllon të paktën dy herë në drejtim të kandidatit të PRI-së.