TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

CIA jo vetëm që nuk e ka hipotezë një pushtim rus ndaj Ukrainës, por ka treguar edhe një datë: Sulmi rus mund të nisë javën e ardhshme.
Kështu shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilës amerikanët kanë paralajmëruar aleatët për një agresion ushtarak të mërkurën e 16 shkurtit.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se, Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda një jave dhe ndoshta edhe brenda dy ditëve të ardhshme, ndaj u bëri thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë.
Ishte këshilltari i presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan që tha se SHBA nuk e dinë nëse presidenti rus Vladimir Putin e ka marrë vendimin për të ndërhyrë, por se duket se janë marrë masat në terren për një inkursion të shpejtë.
Sullivan nuk dha detaje specifike, por tha se të gjithë amerikanët që janë ende në Ukrainë duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme. Ai tha se një ndërhyrje ruse mund të fillonte me një sulm ajror që do ta bënte të vështira largimin.
“Ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi", tha ai në një intervistë për televizionin NBC të enjten.
Në paralajmërimin e tij më të fortë që u bën thirrje amerikanëve në Ukrainë të largohen menjëherë, Presidenti Joe Biden tha se nuk do të dërgonte trupa për të shpëtuar qytetarë amerikanë në rast të një sulmi rus.
Moska, nga ana e saj, ashpërsoi reagimin ndaj diplomacisë perëndimore, duke thënë se përgjigjet e dërguara këtë javë nga BE dhe NATO ndaj kërkesave të saj të sigurisë tregonin “mungesë respekti”.
Moska ka mohuar se ka plane për të pushtuar Ukrainën, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara "ushtarako-teknike" nëse nuk plotësohen kërkesat që ajo ka parashtruar, përfshirë që të mos anëtarësohet Ukraina në NATO dhe të tërheqjen e forcave nga Evropa Lindore. Perëndimi ka thënë se këto kërkesa nuk janë të negociueshme.
Imazhe satelitore të publikuara nga një kompani private amerikane tregojnë dislokime të reja ushtarake ruse pranë Ukrainës.
“Një pushtim i mundshëm mund të fillojë në çdo kohë, dhe që të jem i qartë kjo mund të ndodhë edhe gjatë Lojërave Olimpike,” – tha sekretari i Shtetit Antony Blinken. Lojërat e Pekinit përfundojnë më 20 shkurt.
Ndërsa gjendja bëhet më alarmante, gjithnjë e më shumë vende, përfshirë Japoninë dhe Holandën paralajmëruan të premten qytetarët e tyre të largohen menjëherë nga Ukraina.