TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Faturat e energjisë në Mbretërinë e Bashkuar pritet të rriten në nivele ekstreme dhe të papërballueshme nga qytetarët.
Sipas parashikimeve të fundit, fatura vjetore e energjisë mund të arrijë në 4,200 paund nga Janari i 2023, nëse qeveria nuk do të ndërhyjë. Kjo shifër do të ishte e papërballueshme për një pjesë të madhe të konsumatorëve dhe do ti vendoste ata në vështirësi serioze.
Parashikimet për këtë dimër duken mjaft të zymta, ndërkohë që në skenarin më të keq, MB mund të përballet edhe me mungesë energjie.
Qeveria do të paguajë për të zbritur nga faturat e energjisë rreth 400 paund, duke filluar nga tetori i këtij viti, por me parashikimet e fundit, kjo shifër duket e pamjaftueshme.
Ish kryeministri Gordon Brown, ka bërë thirrje për shtetëzimin e përkohshëm të kompanive të energjisë, nëse ato nuk do të ulin çmimet.
Brown e ka krahasuar situatën me krizën e rëndë ekonomike, ku Britania në vitin 2009, shtetëzoi një numër bankash përkohësisht, për të mbrojtur konsumatorët,
Ai ka paralajmëruar se vendimet duhet të merren sa më parë, sepse nuk ka më kohë.
"Koha dhe batica nuk presin. As krizat. Ato nuk marrin pushime dhe nuk presin, aq më tepër për t'ju përshtatur komoditetit të një kryeministri në largim dhe dy pasardhësve potencialë", deklaroi Brown duke iu referuar faktit që MB pritet të ketë një kryeministër të ri në shtator, ndaj vendimet e rëndësishme duket se janë "ngrirë" në pritje të pasardhësit të Johnson.
Europa pritet të përballet me krizë energjie gjatë këtij dimri dhe skenarët më të këqinj, si ndërprerja e energjisë në disa vende, tashmë duken një realitet.