BOTA, 11 Gusht 2022, 15:40

OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve ushtarake pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Europë.

OKB bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

“U bëj thirrje forcave ushtarake të Federatës Ruse dhe Ukrainës që të ndërpresin menjëherë të gjitha aktivitetet ushtarake në zonën e afërt përreth termocentralit dhe të mos synojnë objektet e tij dhe zonën përreth”, tha ai në një deklaratë.