BOTA, 11 Gusht 2022, 14:53

Moti ekstrem "pushton" sërish Britaninë, autoritetet paralajmërojnë për rreziqet e temperaturave të larta 

Moti ekstrem "pushton" sërish Britaninë, autoritetet
Foto ilustrim: Brighton, Angli

Pas temperaturave të larta, që arritën rekordin në 40 gradë gjatë Korrikut, disa zona në Britaninë e Madhe janë pushtuar sërish nga i nxheti ekstrem. 

Temperaturat pritet të arrijnë deri në 37 gradë , përgjatë katër ditëve të ardhshme. 

Zyra e Meteorologjisë ka vendosur një paralajmërim portokalli, për Anglinë jugore dhe qëndrore, si edhe për disa zona të Uellsit, duke filluar nga dita e sotme, e enjte, deri të dielën.

Ky paralajmërim nënkupton se mund të ketë rrezik për shëndetin e qytetarëve, probleme me transportin dhe mbarvajtjen normale të jetës së përditshme, ndaj qytetarët këshillohet të marrin masa, si qëndrimi në vende me hije, shmangia e ekspozimit në diell në orët e pikut dhe kujdesi për personat e moshuar dhe të pamundur. 

Përgjatë verës Anglia është përballur me temperatura të larta dhe thatësirë. Periudha nga Janari në Qershor të këtij viti ka qenë thatësira më e madhe prej 46 vitesh, duke rritur shqetësimet për natyrën dhe bujqësinë. 

Edhe vende të tjera të Europës janë përballur me temperatura të larta dhe kushte thatësire përgjatë këtij viti, të cilat kanë favorizuar edhe zjarret, veçanërisht në Francë, ku situata është raportuar si më problematike.