TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

i Drejtësisë publikoi sot premten versionin e redaktuar të urdhrit që lejoji FBI-në të ushtronte kontroll në rezidencën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Urdhri i cili shoqërohet me një memo parashtron arsyen se pse hetuesit duhet të kontrollonin në shtëpinë e Trump dhe pse besonin ata se ish-presidenti kishte shkelur ligjin.
Ndërkaq identiteti i agjentit të FBI-së, i cili bëri hartoi urdhrin për të ushtruar kontroll në Mar-a-Lago, nuk bëhet i ditur.
Ai ose ajo e përshkruan veten si ‘një agjent special i FBI-së i caktuar në Zyrën Ovale të Uashingtonit’ dhe i trajnuar ‘në Akademinë e FBI-së që ndodhet në Quantico, Virxhinia, i specializuar për hetimet, kundërzbulimin dhe spiunazhin”.
“Bazuar në përvojën dhe trajnimin tim” shkruan agjenti, “jam njohur me përpjekjet e përdorura për të mbledhur, mbajtur dhe shpërndarë në mënyrë të paligjshme informacione të ndjeshme qeveritare, duke përfshirë informacione të klasifikuara”.
Agjenti detajon origjinën e hetimit dhe dokumentet e kërkuara, për të cilat ai thotë se FBI di shumë, ndërsa shkruan se “Hetimi i FBI-së ka vërtetuar se dokumentet që ishin të klasifikuara përmbajnë informacione të sigurisë kombëtare (NDI). Ato ndodheshin 15 kutitë dhe u ruajtën në një vend të paautorizuar.
Agjenti i FBI-së flet më tej se “ka arsye të forta për të besuar se dokumente shtesë që janë sekret shtetëror ose që janë të dhëna presidenciale dhe që i nënshtrohen kërkesave për mbajtjen e të dhënave, aktualisht mbeten në OBJEKT. Ekziston gjithashtu një arsye e mundshme për të besuar se dëshmitë e pengimit do të gjenden në OBJEKT.”
Agjenti shton: “Bazuar në faktet e mëposhtme, ka arsye të mundshme për të besuar se vendet që do të kontrollohen në OBJEKT përmbajnë prova, ose sende të tjera të zotëruara në mënyrë të paligjshme”.