BOTA, 25 Gusht 2022, 23:39

Lufta/ OKB thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Kurseni civilët dhe infrastrukturën e qyteteve

Lufta/ OKB thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Kurseni civilët dhe

Pas bombardimeve të fundit në disa qytete në Ukrainë, Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje të enjten të gjitha palëve që të “respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të kujdesen vazhdimisht për të kursyer civilët dhe infrastrukturën civile”.  

“Siç e dini, ka pasur bombardime intensive në qytetet e vijës së frontit, duke përfshirë Nikopol dhe Zelenodolsk, në rajonin Dnipropetrovska, ku armiqësitë kanë lënë një rrugë shkatërrimi, me dhjetëra shtëpi të dëmtuara, si dhe dyqane, shkolla dhe farmaci. Këtu përfshihen sulmet që vranë dhe plagosën civilë dje afër stacionit hekurudhor në Chaplyne, në Ukrainën qendrore, gjë që ishte veçanërisht shqetësuese”, u shpreh zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric para gazetarëve në Nju Jork.

Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën 25 persona u vranë në sulmin rus në stacionin e trenit Chaplyne të mërkurën.

Ndërkohë, Dujarriç tha se Koordinatorja Humanitare e OKB-së Denise Broën “ka nisur një mision tre-ditor në Ukrainën lindore dhe qendrore për të parë nga dora e parë ndikimin humanitar të luftës dhe përpjekjet e ndërmarra nga organizatat humanitare në vend për të mbështetur njerëzit e prekur”.