BOTA, 25 Gusht 2022, 20:29

Dënohen burrë e grua në Florida, tentuan të shisnin ditarin e vajzës së Joe Biden

Dënohen burrë e grua në Florida, tentuan të shisnin ditarin

Dy persona janë deklaruar fajtorë pasi tentuan të shisnin ditarin e vajzës së Joe Biden. Ashley Biden,  vajza e presidentit, ruajti ditarin, të dhënat tatimore në një pajisje dixhitale me foto familjare në shtator të vitit 2020 në Delray Beach, të Floridas, ku jetonte edhe një nga të pandehurit në atë kohë.

Sipas prokurorëve, burrë e grua vodhën të dhënat e vajzës së Biden dhe të dy u përpoqën t’i shisnin ato në Nju Jork.

Grupi aktivist, i cili e identifikon veten si një organizatë lajmesh, tha se ia dorëzoi të dhënat forcat të zbatimit të ligjit dhe nuk bëri asgjë të paligjshme.

Project Veritas është më i njohur për kryerjen e goditjeve me kamera të fshehta që kanë vënë në siklet mediat, organizatat e punës dhe politikanët demokratë.