BOTA, 26 Gusht 2022, 16:16

Furgoni përplaset me një kafene, gjashtë të plagosur

Furgoni përplaset me një kafene, gjashtë të plagosur

Një furgon është përplasur me një kafene në qendër të Brukselit, duke plagosur gjashtë persona, shkruan Reuters.

Drejtuesi i furgonit ka dalë nga automjeti pas ngjarjes pak para orës 13:00 dhe është ende në kërkim.

Nuk është bërë e qartë nëse ishte një aksident apo një sulm, megjithëse dëshmitarët thanë për mediat belge se furgoni hyri nga Rue Saint-Michel, që të çon në një zonë të frekuentuar tregtare.