AKTUALITET, 18 Shkurt 2022, 12:50

Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar në Ukrainë!

Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar

Një akuzë e fortë në lidhje me përfshirjen e vendit tonë në konfliktin Ukrainë-Rusi është lëshuar nga Moska zyrtare.

Sipas ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Ballkani, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, një krahinë e Ukrainës e ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Deklarata e ministrit të jashtëm është dhënë një intervistë për median ruse RT. “Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen baza të krimit.

Atje ka terroristë, trafikantë droge. Është një bazë rekrutimi për mercenarë që marrin pjesë në konflikte të nxitura nga shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, dhe vende të tjera, në mënyrë që të çekuilibrojnë Rusinë.

Po i verifikojmë këto informacione tani”, tha ministri i Jashtëm rus.

Krahina e Donbasit, bashkë me atë të Luhanskut, është një prej epiqendrave të konfliktit mes Ukrainës dhe Rusisë, të nisur prej vitit 2014, kur Moska aneksoi edhe Gadishullin e Krimesë. Kujtojmë se më herët, vendi ynë ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë.

Ministria e Jashtme shqiptare ka kërkuar që të ulen tensionet dhe të zgjidhet situata në mënyrë diplomatike.

Lavrov: Mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova janë dërguar