BOTA, 22 Janar 2022, 21:13

Shifra alarmante në Francë/ Regjistrohen mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19

Shifra alarmante në Francë/ Regjistrohen mbi 400 mijë raste

Franca ka regjistruar mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 400.851 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 16.601.498 ndërsa me 235 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 128.347.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.457 persona, prej të cilëve 3.792 në kujdesin intensiv.