TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në qendër të Stockholm për të protestuar kundër dokumenti të vaksinimit pas shtrëngimit të fundit të kufizimeve nga qeveria.
Megjithë numrin e madh të pjesëmarrësve grumbullimet u zhvilluan qetësisht edhe pse policia kishte paralajmëruar për përplasje të mundshme. Policia vendase e sigurisë kishte shprehur shqetësimin se “grupe neo-Naziste” dhe kundërshtarët e tyre mund të përplaseshin në Stokholm.
Të paktën 10,000 njerëz marshuan në rrugët e kryeqytetit duke brohoritur “Jo Vaksinë-Pass, duam liri”, në protestën e organizuar nga një grup i quajtur “Lëvizja e Lirisë”. 30-vjeçarja pjesëmarrëse Julia Johansson, tha se pasaporta e vaksinimit “diskriminon kundër shumë njerëzve”.
“Ne duhet të vendosim vetë se çfarë duam të bëjmë me trupin tonë”, tha ajo për rrjetin AFP.
Suedia ka nisur pasaportën e vaksinimit prej 1 dhjetorit por e ka bërë të detyrueshme më 12 janar.