BOTA, 17 Tetor 2023, 18:24

Ministria palestineze e Shëndetësisë jep alarmin: Spitali në Gaza jashtë shërbimit!

Ministria palestineze e Shëndetësisë jep alarmin: Spitali në

Një spital në Gaza doli nga shërbimi të martën pasi pësoi dëme të rënda pas sulmeve ajrore izraelite që synonin ndërtesat pranë, sipas një deklarate nga Dr. Ashraf al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

“Dëmtimet e rënda në spitalin Al Karama në Gaza bënë që ai të dilte jashtë funksionit si rezultat i sulmeve ajrore të forcave izraelite pushtuese që synonin ndërtesat fqinje dhe rënien e tyre (ndërtesat) drejt tij”, thuhet në deklaratë.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë pronarëve të stacioneve të benzinës dhe kujtdo që posedon naftë që të kontaktojnë ata për të siguruar karburant për shërbimet kritike mjekësore, thuhet në deklaratë.

Rezervat e karburantit në të gjitha spitalet e Gazës janë në prag, me vetëm rreth një ditë furnizim të mbetur, tha më herët të martën një agjenci ndihmëse e Kombeve të Bashkuara. Agjencia shtoi se dështimi i gjeneratorëve rezervë do të rrezikonte jetën e mijëra pacientëve