BOTA, 14 Nëntor 2024, 16:31

Bëri thirrje për vrasjen e Putinit, 8 vite burg 43-vjeçares në Rusi

Bëri thirrje për vrasjen e Putinit, 8 vite burg 43-vjeçares

Një 43-vjeçare është dënuar me tetë vite burg për postime kundër luftës në Ukrainë, duke përfshirë disa që bënin thirrje për vrasjen e presidentit Vladimir Putin.

Anastasia Berezhinskaya, një drejtoreshë teatri me bazë në Moskë dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, u shpall fajtore për dy ligje të censurës gjatë kohës së luftës, diskreditimin e ushtrisë ruse dhe përhapjen e informacionit të rremë rreth saj, si dhe justifikimin e terrorizmit.

Më shumë se 1,000 njerëz janë ndjekur penalisht në Rusi për shkak se janë shprehur kundër luftës në Ukrainë, sipas programit të të drejtave civile OVD-Info, dhe më shumë se 20,000 janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta.