BOTA, 13 Nëntor 2024, 19:04

Melania refuzoi ftesën për takim në Shtëpinë e Bardhë, bashkëshortja e Biden “gjen” mënyrën për ta kontaktuar, zbulohet mesazhi

Melania refuzoi ftesën për takim në Shtëpinë e

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden iu bashkua bashkëshortit të saj Joe Biden në takimin me Presidentit e zgjedhur Donald Trump. Jill Biden i bëri ftesë ish-zonjës së parë Melania Trump për takimin tradicional të zonjave të para, por Melania Trump e refuzoi.

Sipas asaj që shkruan CNN, shkak u bë angazhimi i Melania Trump në lidhje me librin e saj.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se “Jill Biden i dhuroi një letër të shkruar me shkrim dore Trump. Ne letër shprehej gatishmëria e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin e pushteteve”.