BOTA, 13 Nëntor 2024, 21:40

Trump i besoi postin e Sekretarit të Shtetit, Rubio: Do të sjellim paqen përmes forcës. Do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e politikës së jashtme

Trump i besoi postin e Sekretarit të Shtetit, Rubio: Do të sjellim

Senatori nga Florida, Marco Rubio ka reaguar pasi Donald Trump e zyrtarizoi si Sekretar të Shtetit.

Me anë të një deklarate në platformën X ai ka shkruar se do të punojë çdo ditë për të realizuar axhenden e politikës së jashtme.

“Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që më dha Presidenti Trump.

Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër”, tha Rubio.

“Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin amerikan, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar”, u shpreh ai.