BOTA, 26 Korrik 2025, 19:33

Babai e mori nga spitali pa autorizim, gjendet foshnja 4 muajshe që rezultoi pozitive me kokainë

Babai e mori nga spitali pa autorizim, gjendet foshnja 4 muajshe që

Është gjetur në Striano, në provincën e Napolit, foshnja 4-muajshe që rezultoi pozitive me kokainë dhe që ishte marrë nga spitali “Ruggi d’Aragona” në Salerno më 23 korrik nga babai, pa asnjë autorizim mjekësor.

Karabinierët ndaluan prindërit, një çift me origjinë marokene dhe pa vendbanim të përhershëm, teksa po largoheshin në këmbë nga një strukturë hoteliere me foshnjën. Vogëlushja, e gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, iu dorëzua shërbimeve sociale dhe do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore.

Sipas hetimeve, burri kishte hyrë në repartin pediatrik dhe kishte marrë vajzën pavarësisht se ajo kishte ende nevojë për kujdes spitalor. Pas disa orësh kërkimesh, autoritetet lokalizuan familjen dhe ndaluan prindërit, të cilët u dërguan në komisariatin e Salernos. Pozicioni i tyre është aktualisht nën hetim nga autoritetet.