BOTA, 25 Qershor 2026, 18:39

Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Omanit, autoritetet nisin hetimet

Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Omanit,

Një anije cisternë është goditur nga një predhë në ujërat juglindore të Omanit, duke pësuar dëme në urën e komandimit, njoftoi të enjten Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO).

Sipas deklaratës së UKMTO-së, incidenti ndodhi rreth 7.5 milje detare në juglindje të zonës së Dahit në Oman.

“Një anije mallrash u godit në anën e djathtë nga një predhë e panjohur, duke shkaktuar dëme në urë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima mes ekuipazhit dhe as ndonjë ndikim mjedisor si pasojë e incidentit. Gjendja e anijes dhe e personelit në bord raportohet të jetë e qëndrueshme.

UKMTO bëri të ditur se autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e predhës që goditi anijen.