TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Donald Trump ka uruar kardinalin amerikan Robert Francis Prevost, për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike, i cili do të quhet ndryshe “Papa Leon i XIV”.
“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan.
Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV.
Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkruan Trump.