BOTA, 8 Maj 2025, 19:21

Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane

Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane

Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri. Emri i tij papnor do të jetë Leone XIV.

Ai është amerikani i parë i zgjedhur si papë.  Papa Leone XIV është 69-vjeç nga Chicago i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit.

Papa i ri pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga paraardhësi i tij, Papa Françesku.

Ka shërbyer për dy dekada në Peru.

“E konsideroj veten si misionar. Thirrja ime është si ajo e çdo krishterit, të jem misionar, ta shpall Ungjillin kudo që të jesh”, u shpreh ai në një intervistë të fundit për Vatikan News.

Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit, i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).

Papa Leo XIV i është drejtuar për herë të parë turmës së mbledhur në Vatikan.

“Paqja qoftë me ju”, ishin fjalët e para pas prezantimit si papë.

“Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që jeni. Paqja qoftë me ju”, ka thënë ai.