TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit kanë shkuar duke u përshkallëzuar, pasi një sulm i ri është regjistruar në rajonin e Jammu nga forcat pakistaneze.
Sipas informacionit nga burime të gazetës Times of India, Pakistanin ka goditur Jammu me municione, ndërsa forcat indiane kanë kundërshtuar me zjarr.
Po ashtu, sipas India Today, Pakistan ka hedhur raketa në disa lokacione në Jammu, përfshirë edhe në aeroportin e këtij rajoni, një ditë pas sulmit të Indisë në kampet e ushtarëve në Kashmirin pakistanez.
Sirena janë dëgjuar gjithashtu në rajonin e Kupvarës, ndërkohë që Jammu është përfshirë nga një bllokim total i energjisë elektrike.
Në përgjigje, India ka aktivizuar sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, të cilat kanë mundur të ndërpresin raketat që po vinin nga Pakistan. Nga ana tjetër, shërbimet e sigurisë indiane kanë konfirmuar se Pakistani ka lëshuar 8 raketa me objektiva të ndryshëm, përfshirë aeroportin e Jammu, rajonin e Sambah, Arnia dhe zonat përreth.
Një zëdhënës i ushtrisë indiane, në një intervistë për CNN, ka pohuar gjithashtu se janë dëgjuar shpërthime në qytetin Jammu, që ndodhet nën administratën indiane në Kashmirin e kontrolluar nga India.
“Dyshohet për shpërthime të forta, bombardime apo sulme me raketa”, tha Sheys Paul Waid, ish-drejtor i përgjithshëm i policisë së Jammu dhe Kashmir, i cili gjithashtu theksoi në një postim në platformën X se aktualisht rajoni po përjeton një bllokim total të energjisë.