TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ka mbajtur një pankartë me numrin e celularit të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkohë që po fliste Erdan po mbante në dorë një pankartë me numrin e celularit të Sinwar, duke u thënë të pranishmëve që ta kontaktonin dhe të diskutonin për armëpushimin.
“Telefononi dhe pyeteni Yahya Sinwar. I thoni Hamasit të ulë armët, të dorëzohen dhe të lirojnë pengjet. Kjo do të sjellë armëpushimin e plotë që do të zgjasë përgjithmonë”, tha Erdan. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për armëpushim në Gazë me 153 vota pro, disa orë pasi që presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Izraelin se po humb mbështetjen.
Israel’s UN envoy Erdan at the UN Assembly:
— Clash Report (@clashreport) December 12, 2023
If you want a ceasefire, call Yahya Sinwar. pic.twitter.com/a2OxocLhdg