TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Republikanët kanë akuzuar presidentin amerikan Joe Biden “për hipokrizi” pas zbulimit të më shumë dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij në Delaware.
Të paktën 20 dokumente nga koha kur Biden ishte zëvendëspresident janë gjetur në rezidencën e tij private dhe në një zyrë që ai përdorte në Uashington.
Ai kritikoi Donald Trump kur shtëpia e ish-Presidentit u bastis për dosje të klasifikuara.
“Si mund të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm?”, tha ai në atë kohë.
Trump është duke u hetuar nga një avokat special, pasi qindra dosje të klasifikuara u gjetën në resortin e tij Mar-a-Lago vitin e kaluar.
Nuk është e qartë se çfarë kishte në dokumentet e gjetura në banesën e Biden, por CBS Neës ka raportuar se disa prej tyre ishin të shënuara “Top Secret”, që është niveli më i lartë i klasifikimit.
Sipas ligjit, të gjitha dosjet e Shtëpisë së Bardhë duhet t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar në fund të një mandati presidencial.
Ndërkohë disa republikanë kanë akuzuar Biden për standarde të dyfishta.
James Comer nga Kentucky, kryetari i ri i komitetit mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për CNN State of the Union: “Ndërsa akuzonte Trump, ai e dinte shumë mirë se edhe vetë kishte dokumente të klasifikuara, kështu që hipokrizia këtu është e madhe.”
Shtëpia e Bardhë nuk ka thënë se për sa kohë Biden e dinte se dokumentet ishin në posedim të tij, por ata këmbëngulin që avokatët e tij do t’i dorëzonin ato sapo t’i gjenin.
Ai vetë tha se ishte befasur kur mësoi se ishin gjetur atje dhe se po e merr shumë seriozisht trajtimin e materialeve të ndjeshme.
Grupi i parë me dokumente të klasifikuara u gjet në ish-zyrën e tij u gjet më 2 nëntor, disa ditë para zgjedhjeve të mesmandatit, por vetëm javën e kaluar kjo u bë publike.
Disa republikanë kanë kërkuar që regjistrat e vizitorëve në rezidencat e Biden të bëhen publike, për të parë se kush mund të ketë pasur akses në material.