BOTA, 1 Tetor 2025, 19:58

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën

Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles,

Një aksident tronditës ndodhi të premten qw kaloi në një shkollë të mesme në Los Anxhelos, kur një kabinë e një loje lunaparku u shkëput dhe përplasi një kabinë tjetër.

Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Bishop Conaty — Our Lady of Loretto” në lagjen Pico-Union të Los Anxhelosit, sipas burimeve lokale.

Në një video të regjistruar nga njw dëshmitar okular, shihet loja e njohur si “Zipper” që ndalon papritur.

Më pas, një kabinë duket se shkëputet nga vendi i saj dhe përplaset me një tjetër. Në një video të dytë, një sedilje e kuqe e shkëputur duket se kthehet drejt zonës së hipjes dhe godet një sedilje tjetër.

 

 
 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

A post shared by People Magazine (@people)