TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një bllokimi total të internetit dhe shërbimeve të telekomunikacionit në gjithë Afganistanin, i vendosur nga qeveria talebane dhe që shkaktoi reagime të gjera ndërkombëtare, shërbimet po fillojnë të rikthehen gradualisht në provinca të ndryshme.
Gazetarët lokalë raportojnë se komunikimi po rifillon në disa zona, ndërsa monitoruesi i rrjetit Netblocks bën me dije se të dhënat live tregojnë një “rikthim të pjesshëm” të lidhjes së internetit.
Një burim pranë qeverisë konfirmoi për BBC Afghan se interneti është rikthyer me urdhër të veçantë të kryeministrit taleban. Ky bllokim 48-orësh ndaloi punën e bizneseve dhe fluturimet, kufizoi aksesin në shërbimet emergjente dhe ngjalli shqetësime për izolimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave.
Një burrë që vizitoi disa zona në kryeqytetin Kabul të mërkurën tha për BBC Afghan:
“Çdokush është i lumtur, mban telefonat celularë dhe flet me të afërmit e tij. Nga gratë, tek burrat dhe vetë talebanët, të gjithë po flisnin në telefon pas rikthimit të shërbimeve. Ka më shumë njerëz në qytet tani.”. Qeveria talebane nuk ka dhënë ende një shpjegim zyrtar për bllokimin e internetit.