TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku sipas mediave vendase, një 66-vjeçar vrau gruan, djalin dhe vjehrrën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Aleksandri, ku autori pasi qëlloi vjehrrën për vdekje në shtëpinë e të moshuarve autori në fund vrau veten.
Pas tragjedisë, ku fillimisht u konstatua trupi i pajetë i autorit dhe vjehrrës në shtëpinë e të moshuarve policia kërkoi gruan dhe djalin, por zbuloi se bashkëshortja nuk kishte shkuar në punë dhe se djali nuk ishte në shkollë.
Pikërisht në atë moment policët shkuan në shtëpinë e familjes dhe pasi thyen derën, gjetën dy trupat pajetë. E njëjta armë ishte përdorur edhe për vrasjen e tyre.