TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke folur, ndërsa lëviz me automjet, për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin.
Gjatë bisedës, ndër të tjera, kreu i demokratëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të votojnë më 25 prill.
Sipas tij, këto zgjedhje do të kenë pjesëmarrjen më masive që është parë në këto 30 vite demokraci.
“Është dita e shqiptarëve, ftesa ime është që ta intensifikojnë këto orë politikën. Do të jetë pjesëmarrja më masive në 30 vite dhe fitorja do të jetë masive.”
Ndërsa, i pyetur se çfarë do të ndodhë me borxhin që Shqipëria i ka Francesco Becchetti-t, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, Basha tha se “fatura” do të paguhet me pasuritë e kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Engell Agaçt.