TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka dërguar ditën e sotme një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.
Telegrafi shkruan se në letrën dërguar Kurtit, Borrell e ka falënderuar atë për takimet që kanë bërë në Bruksel, si dhe ka shtuar se këto takime tregojnë një sinjal të mirë për partneritetin e ngushtë mes BE-së dhe Kosovës.
“Jam mirënjohës që kisha rastin t’u mirëprisja në Bruksel tri herë që nga marrja e detyrës së re. Kjo dërgon sinjal të fuqishëm për partneritetin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Mirëpres bashkëpunimin tonë të ngushtë në vazhdimësi dhe shkëmbimet tona në baza të rregullta”, -thuhet në letër.
