AKTUALITET, 4 Prill 2020, 19:44

Bluzat e bardha në Itali zevëndësohen nga robotët, ja si u shërbejnë pacientëve të infektuar me Covid-19

Në spitalin Circolo, në Lombardi, ku ka një numër të lartë të infektuarish me Covid-19, për ta po kujdesen robotët duke zevëndësuar kështu punë e mjekëve dhe infermierëve. Sigurisht dhe për të parandaluar përhapjen e virusit tek ta.

Robotët falë kamerave të tyre, mundësojnë monitorimin e pacientëve tek mjekët, çka u mundëson atyre të mos qëndrojnë fizikisht në dhomë. Drejtori i repartit të kujdesit intensiv, Francesko Dentali, është shprehur se roboti është një ndihmës i palodhur duke shtuar se ai nuk infektohet dhe as nuk sëmuret për shkak të Covid-19.

"Roboti na ndihmon të monitorojmë disa parametra klinikë të pacientit si për shembull, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, presionin e gjakut si edhe aspektet mekanike të frymëmarrjes,” – tha Francesko Dentali.

Ai thotë se robotët janë ndihmës të palodhur. Ata nuk mund të infektohen dhe as të sëmuren në një kohë kur mjekët dhe infermierët në Itali, janë goditur rëndë nga ky virus.

Ndërkohë që në Itali nga Covid-19 janë goditur edhe bluzat e bardha ku vetëm ditën e djeshme është raportuar se kanë humbur jetën 77 mjekë dhe infermierë që kanë humbur jetën nga Covid-19.