TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më kujtohet Ismail Kadareja duke shëtitur mbi trotuarin nga krahu i hotel Dajtit me hap të ngadaltë e me duart e kapura mbrapa. Pothuajse çdo ditë rreth orës 13, kur ne dilnim nga shkolla. Herë i shoqëruar, herë vetëm. Kisha vënë re se kur pëshpëritej « që i kishte punët keq» dilte me të shoqen, Helenën.
Ashtu si Stanisllavski që shkruante, se ndjeheshin të lumtur kur mendonim se bashkë me ne, diku në Iasnaja Poliana, jetonte Tolstoi, më kujtohet, se të njejtën gjë kam menduar kur isha student, në lidhje me Kadarenë.
Më kujtohet të kem menduar se pa bukurinë e gjuhës, stilit e formës së veprave të Kadaresë, jeta jonë do të kishte qenë një varfëri shkretëtire. Leximi i romaneve të tij ishte një lloj mbijetesë morale, ashtu siç shkruan Primo Levi në librin « Se questo è un uomo », ku thotë se në kampet e përqëndrimit të laheshe çdo ditë në ujin e turbullt të një lavamani të qelbur ishte një veprim praktikisht i padobishëm nga pikëpamja e higjienës dhe shëndetit, por jashtëzakonisht i rëndësishëm si shenjë vitaliteti dhe i domosdoshëm si mjet i mbijetesës morale.
Fragmente nga libri «Më kujtohet», 2011
Kuadër nga dokumentari «Kur flasim për poezinë» realizuar në vitin 1984 për mbrojtjen e
diplomës (plane të xhiruara me kamera të fshehtë).
