TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa pija kafen e mëngjesit, lexoja Forbes.
Më del përpara artikulli me titull "Vendet me ujërat më të pastra të notueshme në Europë, të renditura sipas raportit të fundit”.
E hap me bindjen se Shqipëria në mos e para, do të ishte në 5-shen e parë!
Teksa ulesha më poshtë në renditje, nuk e gjeta as të 10-en.
Për zhgënjimin tim Shqipëria jonë e ujrave më të kaltëra ishte e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme bregdetare, po ashtu e fundit për pastërtinë e ujrave të notueshme në liqene e lumenj.
Këto të Forbes, edhe ata të paditurit që kanë shkruar raportin, pa mëdyshje i klasifikova tek sabotuesit e ziliqarët e mbrekullisë së fundit turistike në Europë.
Pas këtij zhgënjimi, Forbes-in do ta braktis. Por çfarë të lexoj?
Kështu Komandant, që të mos dizinformohemi lart e poshtë, merre edhe një herë mundimin, prishi pushimet e na listo gazetat, revistat, portalet që qeveria paguhen për të shkruar mbi “Mbrekullinë Shqiptare”.