AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 09:10

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur shqiptar, ishte i shtruar tek Infektivi


Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për mjekun nga Skrapari Esat Pashaj.

Mjeku Pashaj e humbi betejën me Covid në moshën 72-vjeçare.

Doktori ishte shtruar prej nëntë ditësh në spitalin Infektiv në Tiranë dhe ndodhej në terapi intensive.

Dr.Esat Pashaj ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Bashkiak Skrapar.