Desktop - General - 1
LIFESTYLE, 6 Janar 2018, 12:45

Bleona sqaron fotot me miliardierin italian: E kam vetëm mik

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti u shfaq duke festuar pak ditë më parë me familjen e sipërmarrësit të suksesshëm italian Remo Ruffini.

Nga kjo festë Qereti ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku tregoi momentet më të bukura krah familjes Ruffini.

Fill pas këtyre publikimeve, media nxitoi të hidhte dyshime mbi një lidhje imagjinare mes saj dhe miliarderit italian, ndaj në një reagim Bleona shprehet e indinjuar për këto lajme

Ajo thotë se është thjesht mikeshë e familjes së 56 vjeçarit italian dhe se feston shpesh me ta.

“Nuk është 76 vjeç siç flet media, por është 56 vjeç. Është i martuar dhe unë isha bashkë me gruan dhe fëmijët e tij për të festuar”, - shprehet Bleona.