AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 12:26

‘Bledi të ngrihet në detyrë’, Marsida Qatja në versionin Xhisiela: Viktima më dhunonte, se denoncova se e kisha shok. Mua më di e gjithë Kavaja ça goce jam

‘Bledi të ngrihet në detyrë’, Marsida Qatja në


Marsida Qatja, personazhi kryesor i skenës ‘Far West’, që ndodhi dje në Kavajë, ka folur për mediat nga banesa e prindërve të saj. Qatja, ka thënë se ka qenë prej kohësh nën presionin e viktimës, Dritan Haxholli, i cili sipas saj e ka dhunuar, por kjo nuk është një problem, pasi ata janë miq.

Dëshmia e Qatjas, është shumë e ngjashme me atë të Xhisiela Malokut, e cila kur u denoncua se u dhunua nga djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi, tha se dhuna përdorej nga të dy si një komponent normal i marrëdhënies së tyre.

Prononcimi i Marsida Qatjas para mediave:

Thjesht më kërcënonte. Mora shokun tim Bledin që donte t’a zgjidhte se ishte edhe polic. I thashë jam vetëm me djalin. Kur merrte vesh që isha për drekë me dikë, thoshte pse s’më ftoni. Me Bledarin kisha marrëdhënie shoqërore. Nuk takoheshim shpesh, takoheshim vetëm kur vinte në Kavajë.

Bledari tha do i flas si njeri. Xhuljo është një çun i urtë, komshi këtu. Me burrin s’kam folur. Letrën e solli para se të ndodhte ngjarja. Fëmija është tek mami. Djali e pa gjithë ngjarjen, kufomën. E pashë dhe e nxora jashtë dhe mora policinë. Dritani s’hyri në kat të dytë, por hyri policia.

Hyrja duplex është e imja. Dy fëmijët janë tek mami. Kam folur me ta. Kam shkuar në polici dhe asgjë në media s’është e vërtetë. Dritani erdhi na kërcënoi, jam një gocë që më njohin të gjithë, di të dal nga situata. Më di e gjithë Kavaja ça goce jam unë. Bledari ka folur, siç kam folur edhe unë. S’kam qenë kurrë vetëm me Dritanin apo me Bledarin. Janë dëshmi të rreme. Opinionin e ka çdo njeri në shtëpinë e tij, më të bukur se unë. Më vjen keq për atë që iku, pavarësisht që e meritonte. Se kam parë asnjëherë pa armë. Ka vrarë 2 policë në Greqi.

Më vjen keq t’i flas këto, po vrau 2 policë, i hodhi nga kati i 14-të, me burgim të përjetshëm. Kur më shtynte fizikisht, më kapte për flokësh, eja se do dalim do pimë kafe. Kur merrja policinë, thoja po ky ja rri me ne. nëse atij s’do i ngecte arma, do na kishte vrarë të gjithëve. Burri ka 2.5 vite brenda. Pjesën e burrit e vuaj shumë. S’kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që po e vuan jam unë. Dritani, erdhi vetë, gjuajti vetë, mori atë që meritonte. Sa për Bledari, ai duhet të ngrihet menjëherë në detyrë.

Erdhi e gjuajti, ai e gjuajti…Bledari s’bëri gjë. Kur pa që donte të gjuante fëmijën tim, ai pastaj qëlloi për vetëmbrojtje. Më mori Bledari tha të vij, të marr edhe dikë tjetër të mos mendohet keq. Unë kisha edhe Xhuljon, se e kam komshi. Erdhi edhe Eri, na solli diçka, s’ka lidhje fare me situatën.

Në 11 të natës. Dritani i ra dritares ku ishim ulur. Do t’ju vras. I thashë eja qetësohu. Tha qenke ti Bledar Toçi. I tha ule armën në tavolinë, kam ardhur të sqaroj si njeri. Goca ka fëmijë. Po t’ja bënte njeri gocës tënde.

Qëlloi, pastaj u kthye nga fëmija im. Dritani ashtu vinte çdo natë. Alkool dhe lëndë narkotike. Jo unë s’kam konsumuar. Në banesën e Bledit se di…po e kemi parë të fliste për punën. Edhe në kafe thoshte jam me uniform, të shkoj të zhvishem dhe ua tregoj unë. Këtë thoshte gjithmonë, të zhvishem. Imazhi i Dritanit më ngelet në memorie.