AKTUALITET, 16 Mars 2021, 17:21

Bisedimet Greqi-Turqi për detin, mbyllet raundi i 62-të, Dendias: Gati të takohem me Çavushoglu

Bisedimet Greqi-Turqi për detin, mbyllet raundi i 62-të, Dendias: Gati

“Shpresojmë që kontaktet të çojnë në gjetjen e bazave të përbashkëta për caktimin e zonave të EEZ dhe shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor” tha Nikos Dendias.

Raundi i 62-të i bisedimeve joformale, midis Greqisë dhe Turqisë mbi caktimin e zonave detare në Egje dhe Mesdheun Lindor zgjati gjashtë orë. Takimi i sotëm në formatin 3+3 u zhvillua në Athinë.

“Greqia u afrohet këtyre kontakteve me mirëbesim. Shpresojmë që ato të çojnë në gjetjen e bazave të përbashkëta për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së vetme bilaterale që kemi me Turqinë. Kjo është, caktimi i zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së KB për të Drejtën e Detit” tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

“Unë jam i gatshëm të takohem me homologun dhe mikun tim turk Mevlüt Çavushoglu, por natyrisht një takim i tillë të zhvillohet në atmosferën e duhur. Në mënyrë që ajo të ketë kuptim, ajo duhet të kryhet në klimën e duhur“, tha Dendias.

Ai madje i dërgoi një mesazh Ankarasë duke theksuar “Kundërshtimet e njëanshme të Turqisë, të cilat kanë dalë së fundmi në dritë në lidhje me Greqinë, do të marrin përgjigje në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur përmes kanaleve diplomatike” përfundoi ai. Dy palët u rikthyen në tryezën e bisedimeve pas disa viteve tensione.