TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptare me emrin Xhuljeta Lala është vrarë barbarisht në Belgjikë nga një i sëmurë psikik.
Mediat belge raportojnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik, ka pranuar krimin duke bërë një deklaratë tronditëse se vrasjen e Xhuljeta Lalës ia kishte kërkuar djalli.
Autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja dhe duke rrëmbyer një fikëse zjarri e kishte goditur atë.
Kur policët e arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuar teksa u tha shprehimisht uniformave blu “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull".
