AKTUALITET, 16 Mars 2021, 16:35

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht kryetaren dhe dy anëtarë të KPK-së, ja për çfarë i akuzon

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht


Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo, dhe dy anëtar të tij, Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj.

Në kallëzimin penal të prokurores Gjati anëtarët e KPK akuzohen për shpërdorim detyre.

Prokurorja Gjati akuzon KPK-në se nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.