AKTUALITET, 16 Mars 2021, 15:34

Sondazhi që gjeti rezultatin në Kosovë, del edhe për zgjedhjet në Shqipëri: Ja kush fiton në 25 prill!


Gazeta Express dhe Televizioni 7 kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania, që ka realizuar sondazhin për zgjedhjet në Kosovë. Rezultati i matjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë 100% i saktë me rezultatin zgjedhor. Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Në më pak se një muaj, Shqipëria zgjedh partinë ose koalicionin, që do të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar  kompania e kontraktuar nga Express, e nxjerr si parti të parë, Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike, por zgjedhjet i fiton koalicioni opozitar.

Sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.

PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se  merr 65-67 mandate.

E dyta është Alenaca për Ndryshim me lider Lulëzim Bashën e Partisë Demokratike, që, sipas sondazhit,  merr 61-63 mandate, ose 42.18 për qind.

Sondazhi thotë se LSI-ja e Monika Kryemadhit i merr 10 apo 11 mandate, që me përqindje i bie 9.32.

Për këtë sondazh, janë pytur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.

Të dhënat nga sondazhi i kryer në mars, 2021

Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korçë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ndryshon nga sistemi i Kosovës. Atje nuk është i gjithë vendi një zonë elektorale (proporcional i pastër) por është proporcional rajonal. Çka do të thotë që janë 12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo qark:

1.     Qarku i  Tiranës

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

2.     Qarku i Fierit

Fieri, një bastion historik i Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

3.     Qarku i Durrësit

Qarku I Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe(PD, PS dhe LSI)  për deputetin e fundit.

Parashikimi : PS 6, PD 7, LSI 1

4.     Qarku i Elbasanit

Elbasani nxjerr 14 deputetë.  Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate por ka shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi  PS 7 deputeë, PD dhe aleatët 7

5.     Qarku i Vlorës

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilemma nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PD 4 mandate dhe LSI 1 mandat.

6.     Qarku I Korçës

Qarku I Korçës do të jetës humë I luftuar. Aty janë 11 ulëse nga të cilat 4 I ka të sigurta PD, 4 I ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojënë 5 me 5 me 1 por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa Maxhoranca. Situatë shumë e luftuar.

7.     Qarku i Shkodrës

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark,  Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate  LSI  1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

8.     Qarku i Beratit

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste,  Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

9.     Qarku i Lezhës

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

Shqipëria është udhëhequr në 8 vitet e fundit nga PS-ja e Edi Ramës, i cili herën e fundit fitoi i vetëm mbi 50 për qind të votave.

LSI-ja atëherë e Ilir Metës, me të cilën Rama kishte nisur udhëheqjen, kaloi në koalicion me opozitën, duke qenë e ashpër ndaj pushtetit të PS-së. /Express/