TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ankohet për çmimin e biletës së autobusit në linjës Tiranë-Athinë. Qytetari shkruan në mësazhin e tij se autobusët funksionojnë me kapacitet të plotë por detyrojnë pasagjerët që të paguajnë dyfshin e biletës, pra 70 euro.
“Një person i duhet të paguajë 70 euro vajtje dhe 70 euro në kthim, plus edhe 5 euro aplikimin, nga 50 euro vajtje e kthim që ishte. (25 euro +25 euro). Kjo është e vërteta, nëse nuk besoni, verifikojeni.”
POSTIMI I PLOTË:
Dyfishohen çmimet e biletave te autobuzit Tirane – Athine! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Përshëndetje doktor! Narkoshteti eshte shteti i spekullimit. Pershendetje dr AUTOBUZAT E LINJËS TIRANË-ATHINË PO VJEDHIN HAPUR PASAGJERËT! Autobuzat per Greqi udhetojne me kapacitet te plote, me plote 60 veta dhe jo me gjysemen e pasagjereve, nderkohë pasagjerët paguajnë dyfish biletën. Një person i duhet te paguaj 70 euro vajtje dhe 70 euro ne kthim, plus edhe 5 euro aplikimin, nga 50 euro vajtje e kthim që ishte. (25 euro +25 euro) .Kjo eshte e verteta, Nese nuk besoni, verefikojeni. Edhe këtu shteti nuk ekziston. Bileta ATHINË -TIRANË u dyfishua nga pandemia që autobuzat të ngarkojnë gjysmën e pasagjerëve.